Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Përpjekje të reja për shndërrimin e Boletinit në fshat turistik

66-vjeçari Xhylazim Peci, banor i fshatit Boletin të Shalës, po përpiqet t'i japë gjallëri vendit të tij të lindjes, duke ndërtuar një restorant.

Ai po e shkrin pasurinë nga puna jashtë vendit si gjeodezist për ta shndërruar fshatin malor të Isa Boletinit në vend me restorant e turizëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përzgjedhja e arkitekturës dhe materialit, siç tregon Peci, e pasqyron edhe vjetërsinë e fshatit.

Restoranti pritet të hapet në vitin e ardhshëm.

Ndërkaq për lashtësinë e fshatit flasin edhe varret, të cilat, sipas Pecit, janë vlerësuar të vjetra edhe nga arkeologët. Në një nga to vërehet edhe një shkrim me alfabet osman.

Ai u bën apel arkeologëve që të kthehen në Boletin për hulumtime më të detajuara, sidomos te varret e tjera.

Më së shumti Peci e do kullën e figurës historike, Isa Boletini, e cila për të ka histori të luftërave, por edhe disa artefakte të Isa Boletinit.

Ndërkohë kulla muze e Isa Boletinit ka qenë e mbyllur pasditen e së premtes.