Të hënën numri i tyre ishte i paktë.
Në parkun e Taukbahçes ka qytetarë që sporti në natyrë ua ka zëvendësuar palestrën.
Flora Hamiti, që punon si asistente e kuzhinës, bën ecje të gjata në baza ditore nga Kodra e Diellit në këtë park, ose në atë të Gërmisë, raporton KOHA.
“Unë për vete preferoj më tepër të dal për ecje. Ësht kohë e pandemisë po hedhim mbeturina, por mirë është. Edhe vrapoj, po e kam edhe biçikletën”, tha ajo.
Për ngasjen e biçikletës, për të luajtur e ushtruar në kitarë, kanë dalë edhe dy studentë.
“Edhe në fitnes shkojmë, situata ka dalë paksa jashtë kontrollit”, thotë Elit Hoti, student i muzikës.
Edhe
Qytetarët s’po e marrin seriozisht situatën, ia mësynë Gërmisë me gjithë ndalesën
“Nuk mendoj që është në rregull”, shton Arbër Lutollil, student i IT-së.
E pak më larg se Taukbahçja, në Gërmi ka edhe sportistë si karateisti Andi Merovci, që i kanë shpeshtuar vizitat këtu.
Duke e treguar matësin në telefon në fillim të vrapimit, Merovci thotë se zakonisht i bën 10 kilometra vrapim në ditë. Shtigje të tilla pritet të bëhen më të zakonshme për qytetarët, pasi që Qeveria më 13 korrik ka vendosur t’i mbyllë palestrat si pasojë e rrezikshmërisë së përhapjes së koronavirusit.