Përkundër thirrjeve për qëndrim në shtëpi dhe evitimin e daljeve të shpeshta, qytetarë të shumtë në numër ia mësynë parkut të Gërmisë gjatë së shtunës.
Por, nën përkujdesje të njësiteve policore të gjithë ata që vendosën të kalojnë vikendin në këtë park, u kthyen prapa, raporton KOHA.
Më së shumti në qarkullim gjatë së shtunës brenda hapësirave të këtij parku ishin çiklistët, të cilët edhe përkundër patrullave të policisë, nuk e ndaluan çiklizmin.
Derisa pati edhe prej tyre që deri këtu kishin ardhur vetëm për të bërë fotografi në parkun e zbrazur.
Përkundër Gërmisë, ku qarkullimi ishte më i rrallë nga këmbësorët, në një situatë krejt tjetër ishte parku i Taukbahçes vetëm disa metra larg Gërmisë.
Ndërkohë, gjatë ditës, IKSHPK-ja u bëri përsëri thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia në kohën kur përhapja e virusit rrezikon shëndetin e tyre.
Edhe
Shfrytëzimi i parqeve të Prishtinës në pandemi
Derisa u bën thirrje qytetarëve që të respektohet edhe vendimi për distancë sociale.
Grupi ndërinstitucional ka marrë vendim që po ashtu t’i obligojë të gjitha marketet dhe dyqanet që janë të lejuara të punojnë, që të vendosin shenjat për mbajtjen e distancës prej një metër.
Gjithashtu, është ndaluar në të gjitha lokalet shërbimi i kafesë, si brenda, ashtu edhe për t’i marrë me vete, pavarësisht llojit të shërbimit primar.