Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

“Parku i Pishave” atraksioni më i ri në Ferizaj

Më shumë se 1 kilometër gjatësi e shtegut e përshkon parkun më të ri në Ferizaj.

“Parku i Pishave” është i pozicionuar mes fshatit Rahovicë dhe Mirosalë, ku tashmë jo vetëm banorët e kësaj ane, por edhe të tjerët mund të shijojnë pamjen dhe mjedisin fantastik të kësaj zone, raporton KOHA.

Sipas drejtorit për Turizëm në Komunën e Ferizajt, Zekir Bytyqi, ky ambient tashmë është bërë atraksion për shumë qytetarë.

Në bazë edhe të vetë emrit, pishat shtatlarta janë ato që e karakterizojnë më së shumti këtë ambient.

E më e rëndësishmja është që edhe gjatë investimit të bërë në këtë hapësirë gjithçka është punuar duke mos e dëmtuar natyrën.

Me një numër aq të madh të pishave në këtë vend, pa dyshim se ajri është tejet i freskët.

Edhe pse ka pak ditë që ky vend u plotësua me infrastrukturë, megjithatë tashmë aty ka vizitorë të përditshëm. I tillë është hendbollisti Besnik Bytyqi.

Edhe Parku i Lirisë me pishat 70-vjeçare, vendi më i vizituar në verë SOT Parku i Lirisë me pishat 70-vjeçare, vendi më i vizituar në verë

Sipas tij, sportistët më parë nuk kishin pasur hapësira të ngjashme për t’i kryer ushtrimet, por ky park po ua mundëson një gjë të tillë.

“Parku i Pishave” gjendet 10 kilometra larg qytetit të Ferizajt.

Parku i sapoinauguruar nuk është një vend vetëm i vizitorëve që janë frekuentues të rinj. Ai është një habitat i gjallesave të ndryshme, ku më së shumti vërehet ketri.