Në Fakultetin e Gazetarisë një hapësirë është e dedikuar për t’i praktikuar ato që studentët i mësojnë në teori.
Deri më tash ka ekzistuar vetëm hapësira, por në mungesë të pajisjeve studentët e kanë kryer praktikën në mediat e vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo së fundmi KFOR-i ka dhuruar pajisje me anë të të cilave ata do të mund ta zhvillojnë edhe anën praktike të studimeve.
Stafi i Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës janë falënderues për këtë ndihmë.
Profesoresha Remzije Shahini – Hoxhaj shpreh mirënjohje që KFOR-i edhe në kohë paqeje është në gjendje gatishmërie për të ndihmuar.
Edhe prorektorja Albulena Blakaj thekson se sa ua lehtëson punën profesorëve e studentëve kjo ndihmë në Degën e Gazetarisë, e që është edhe ndihmë ndaj tërë shoqërisë.
Me këto pajisje “MediaLab” në Fakultetin e Gazetarisë do të marrë pamjen e një studioje ku studentët do të mund ta mësojnë nga afër punën e gazetarisë.
Ky projekt do t’u ndihmojë studentëve që të fitojnë njohuri në transmetimet e drejtpërdrejta dhe online në mënyrë që të jenë gati për tregun e punës.