e specave po bëhet e thasët po mbushen.
Pesë hektarët e familjes Hyseni në Siboc të Podujevës janë të mbjella me disa lloje të specave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Hysenit, temperaturat e larta kanë ndikuar në prurjen e rendimenteve.
Ndonëse me fitim janë të kënaqur, fermeri thotë se vjelja vazhdon ende, andaj rezultati përfundimtar nuk dihet ende.
Janë disa lloje të specave në arat e tij, e fermeri tregon për më të kërkuarit.
E meqë rendimentet janë të larta, edhe kërkesat janë të shumta.
62-vjeçari rrëfen se procesi i vjeljes merr më shumë kohë, mirëpo ai ka edhe një ankesë për mungesën e fuqisë punëtore.
Subvencionet nuk i janë dhënë sipas fermerit, e as nuk pret, sepse mes rreshtave tregon për zhgënjimin që ka ndaj prijësve.
E fermeri ka edhe një koment kur pyetet për pjellshmërinë e tokës që ka.
Vjelja e specave ndonëse ka filluar pak javë më herët, si proces pritet të vazhdojë deri kur temperaturat të bien e të mos ketë më prodhimtari të tyre.