Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Ndikimi i pakos emergjente dhe nevoja për vazhdimin e saj

Qytetarët kanë ecur pak më lirshëm gjatë kësaj jave. Kjo pasi që janë bërë pagesat për disa nga masat e pakos emergjente që i transferojnë 170 ose 130 euro në llogaritë e tyre.

Berat Thaqi, analist politikash në Institutin GAP, ka thënë se kjo ka qenë e nevojshme por edhe se ka nevojë për vazhdimit e tij.

Megjithatë me pak qytetarë pritet të marrin para nga Qeveria. Kjo pasi që do të ketë pako të rimëkëmbjes ekonomike që lidhet më shumë me bizneset.

Nevojën e vazhdimit të kësaj e kanë përmendur edhe në Odën Ekonomike Amerikane. Por, kjo sipas Arian Zekës, duhet të bëhet duke pasur parasysh specifikat e llojeve të ndryshme të bizneseve.

Megjithatë, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike pritet ta rrisë qarkullimin e parave përmes rritjes së garancisë së kredive.


Ndryshe, Ministria e Financave ka thënë për KOHËN se 422 mijë persona dhe vlera e pagesave nga pakoja emergjente është afërsisht 84 milionë euro.