Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rukiqi: Pakoja e rimëkëmbjes inkurajuese, por ende nuk i kemi detajet

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se pakoja e rimëkëmbjes ekonomike si pasojë e pandemisë, është inkurajuese, mirëpo siç ka thënë, ende nuk janë dhënë detajet se si do të realizohet.

Rukiqi ka thënë në “Desku” të KTV-së, se Qeveria duhet të jetë e fokusuar tek sektori privat, duke eliminuar kryesisht burokracinë.

“Kjo është një pjesë që besojmë se do të zbërthehet edhe më tutje, mendoj që duhet të shohim edhe skemën përmes bankave, lehtësimin e qasjes në financa. Është inkurajuese, është diçka që tani ta komentojmë në detaje pasi që nuk i kemi detajet, por e reflekton pak a shumë atë që thash, është një skemë e veçantë për ata që kthehen në vende të punës. Qeveria duhet të jetë e fokusuar tek sektori privat, të flasë më shumë për sektorin privat. Janë disa elemente bazë, eliminimi i burokracisë, qeveria duhet të punojë edhe me komunat dhe agjencitë ekzekutive por edhe me ministritë që ta eliminoj burokracinë, të ketë sa më shumë program që përkrahin atë që krijon vlerë të shtuar në ekonomi. Investimet e huaja janë mundësi e mirë për të krijuar vende pune dhe për të rikuperuar vende punës të cilat janë humbur gjatë pandemisë”, ka thënë Rukiqi.

Sipas tij, Qeveria po ashtu duhet ta adresojë çështjen e punësimit dhe të ketë parasysh se në këtë drejtim, parakusht bazë është reforma në arsim.

“Nga hulumtimet tona del që mbi 30% të bizneseve kanë qenë të detyruara që të shkurtojnë vendet e punës deri në 20% të atyre që i kanë pasur. Dhe kjo normalisht që e nxjerrë një prioritet të veçantë që është edhe rikuperimi. Kjo Qeveri nëse do ta adresojë çështjen e punësimit duhet ta ketë parasysh parakushtin bazë që është reforma në arsim, sistemi jonë arsimor prodhon njerëz të kualifikuar por të cilët nuk janë të shkathët. Këto vende pune nuk krijohen në sektor publik por privat”, ka thënë ai.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka prezantuar sot Pakon e Ringjalljes Ekonomike, e cila kap vlerën prej 420 milionë Euro.

Edhe Rukiqi: Qeveria e re duhet ta ketë prioritet rikuperimin nga pandemia Arbëri Rukiqi: Qeveria e re duhet ta ketë prioritet rikuperimin nga pandemia

Mjetet e ndara nga buxheti për financimin e kësaj pakoje janë 190 milionë euro, ndërsa 230 milionë euro vijnë nga huamarrja.

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike përfshin 5 kategori kryesore të masave si vijon: mbështetja e punësimit me vlerë 50 milionë euro, ringjallja e ekonomisë dhe prodhimit me vlerë 108 milionë euro, mbështetja për familjen me vlerë 50 milionë euro, mbështetja për publiken me vlerë 112 milionë euro, si dhe investimi në infrastrukturë dhe ambient me vlerë 100 milionë euro.