Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Ndihmoni kafshët endacake, vendosni enë me ujë në hapësira publike

Uji, pemët dhe perimet, përveç njerëzve, janë të domosdoshme edhe për kafshët për t’i përballuar këto ditë të nxehta vere.

Molla, banania, boronica, pjepri, mango, portokalli, dardha, ananasi, mjedra, dredhëza, shalqiri janë disa nga pemët të cilat ndihmojnë mjaft shumë në hidratimin e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë mënyrë, Fondacioni për të Drejtat e kafshëve ka rekomanduar të vendosni sa më shumë enë me ujë në vende e përshtatshëm për kafshët endacake. Një veprim i tillë do të shuante etjen e mijëra krijesave, të mëdha dhe të vogla - nga qentë dhe macet te zogjtë, milingonat, grerëzat, bletët dhe madje edhe kërmijtë.

Por, sipas rekomandimit të tyre, duhet të keni kujdes me disa fruta.

Qershitë janë toksike për macet dhe qentë, dhe rrushi mund t’ju shkaktojë dëmtime në veshka. Agrumet si limoni dhe grejpfruti si dhe hurmat mund të shkaktojnë shqetësime në stomak.

Po ashtu, mos e ushqeni kurrë kafshën tuaj me qepë dhe hudhër pasi ato janë toksike në të gjitha format: të papërpunuara, të gatuara dhe madje edhe në formë pluhuri.

Ato shkaktojnë dëme në qelizat e kuqe të gjakut.

Shenjat që tregojnë se qentë janë ndikuar nga nxehtësia, apo rraskapitja janë këto:

-Frymëmarrja e vështirësuar dhe lëvizjet jonormale të kokës janë tregues të rraskapitjes ose të ndikimit nga nxehtësia. Hidhni shumë ujë në trupin e kafshëve për t’i ftohur ato, fshijini ato me një peshqir të lagur dhe telefononi një veteriner ose transportojeni kafshën në klinikën më të afërt veterinare.