Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Mësimdhënësi me grafika për përjetimet e luftës

Puna me grafika është më e rrallë nga artistët e degës së artit. Kjo për faktin se kërkon materiale të veçanta e punë të detajuar. Por për Bislim Elshanin, mësimdhënës nga Drenasi, grafika mbetet e preferuar. Punimet e tij kryesisht kanë një temë. Përjetimet e shqiptarëve në periudhën e luftës i ka paraqitur në pllakat prej bakri.

Me teknikën akuatinte ka realizuar grafika që në përmbajtje kanë temën e luftës.

Në shtëpi i punon të gjitha, derisa edhe i ka shpalosur po aty për të ndarë pjesë nga puna e tij.

Bislim Elshani është emri i artistit nga Drenasi që me profesion është mësimdhënës i artit.

Si degë e artit të pikturës, grafika, sipas Elshanit, është më pak e njohur në vend dhe për ta punuar kërkon kohë të gjatë e material të veçantë.

Grafikat që i ka punuar në pllaka bakri kryesisht paraqesin përjetimet e shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Por kur flet për kërkesat e grafikave, thotë se nuk njihet shumë në vend.

Pavarësisht kësaj, të finalizuara ka në numër të konsiderueshëm që, sipas tij, janë të punuara që të jenë sa më reale.

Nga të gjitha veprat, figurën e Nexhmije Pagarushës e veçon si punim.

Deri tani Bislim Elshani nuk ka realizuar ndonjë ekspozitë personale, por në plan të afërt e ka menduar një të tillë për t’i ndarë me artdashësit të gjitha grafikat e tij.

 

Artikuj të ngjashëm