Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Lojë pingpongu në klubin më të vjetër në Vushtrri

Për pingpongun do të mësojmë më shumë nga anëtarët dhe trajneri i klubit “Hasan Prishtina”, nga qyteti i Vushtrrisë. Si një nga klubet më të vjetra, pas tyre kanë edhe shumë të arritura në gara brenda e jashtë vendit.

Është ora gjatë së cilës tërë vëmendja e vogëlushëve është tek topi i bardhë, karakteristikë e sportit të pingpongut. Në klubin “Hasan Prishtina”, në qytetin e Vushtrrisë, këtë sport e ushtrojnë grupmosha të ndryshme, çdoherë e më me shumë interesim.

Përveçqë është argëtues, nxënësit janë të vetëdijshëm edhe për të mirat që i sjell shëndetit, si atij fizik edhe psikik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Emir Drejta, Euron Osmani dhe Drin Zahiti janë tre prej shumë anëtarëve të klubit të pingpongut “Hasan Prishtina”, të cilët me shumë përkushtim i kryejnë ushtrimet.

Është ndër më të vjetrit në vend, tregon Argjend Ferati, kryetar i klubit, teksa liston edhe arritjet në gara, si vendore edhe ato ndërkombëtare.

Përpos që cilësohet si sport i veçantë, të mirat shëndetësore i ka të shumta.

Në shikim të parë mund të duket se nuk kërkon shume aktivitet fizik, por ushtrimi i pingpongut kërkon futje në funksion të tërë trupit.

E, krahas qetësisë fizike e sjell edhe atë të mendjes, shprehet trajneri Jusuf Dobra.

Për klubet rol të rëndësishëm luan edhe përkrahja nga Komuna e institucionet, e cila nuk mungon, por as nuk është shumë e kënaqshme, sipas kryetarit Ferati.

Nuha Osmani është një prej prindërve që me shumë dëshirë e sjell fëmijën e tij në ushtrime dhe shpeshherë është prezent gjatë tyre.