Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Loja me filxhanë në odat llapjane

Më të moshuarit e odës zunë vendet e tyre e po e bëjnë shpjegimin e lojës me filxhanë. Lojërat tradicionale janë lojëra që janë luajtur në odat shqiptare e edhe sot vazhdojnë të luhen në shoqatën “Flaka e Llapit” në Podujevë. Fadil Halili është 75-vjeçari i cili njihet si lojtar i mirë e shpeshherë ditët i kalon bashkë me shokët e tjerë duke luajtur.

Kalimi i kohës në oda për Halilin është ndjenjë e veçantë, sepse ai i rikujton ditët e rinisë të mbushura me këngë e lojë. Ai veçon lojën me filxhanë si më atraktiven, pasi që të gjithë pjesëmarrësit mund të inkuadrohen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Halili flet për interesimin e të rinjve e rikthimin e traditave, për të cilat thotë se nga secila kohë duhet të marrim vetëm të mirat.

Loja me filxhanë është vetëm një nga shumë lojërat, të cilat luhen në shoqatë. E mundësinë e rikujtimit të traditës ua ka mundësuar Nebih Balaj, themelues i shoqatës. Vitet e 90-ta ishin pikënisja e aktiviteteve, të cilat nuk ndaluan as sot e kësaj dite.

I gjithë koncepti është i ndërtuar bazuar në odat e vjetra shqiptare.

Themeluesi është kujdesur që edhe orenditë të jenë të vjetra e të trashëguara.

Koncertet, festivalet e lojërat janë ndër aktivitetet kryesore të shoqatës. Andaj krahas lojës me filxhan, Balaj numëron edhe të tjera lojëra që argëtojnë mysafirët.

“Flaka e Llapit” është shndërruar edhe në muze, sepse ka shumë eksponate të cilat vetë themeluesi i ka mbledhur e i ruan. Ai tregon se ka shumë vizitorë të vendeve të ndryshme që interesohen të dinë për traditën shqiptare.

Rikujtimi, ruajtja, trashëgimia e argëtimi janë qëllimet kryesore të shoqatës e anëtarëve të saj, të cilët me raste i zë nata duke biseduar e luajtur.