Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Kujdesi për peshqit në liqenin e parkut të Pejës

Liqeni që gjendet në një nga parqet më të mëdha të qyteteve në Kosovë ka ndodhur që shpeshherë në historinë e tij të mbetet pa ujë. Liqeni është i pasur edhe me peshq e që mendohet se kanë qenë për herë të parë aty nga viti 1950.

Kryetari i shoqatës së peshkatarëve "Trofta" në Pejë, Eroll Grapci, kujdeset shpesh për ambientin e peshqve që jetojnë aty duke e pastruar liqenin.

Interesimi për mbushjen e liqenit me peshq ishte i pasionantëve të peshkimit, por është rritur me kalimin e kohës, raporton emisioni “Sot” në KTV.

Sipas Grapcit, këtu mund të mbahen mësimet për fëmijët e interesuar për sportin e peshkimit.

Sipas tij, ende ka nevojë për investime për ta bërë edhe më atraktiv këtë vend.

Me pak investime në filtra, sipas tij, mund të kthehet gjendja e liqenit ashtu siç e mbajnë mend qytetarët në vitet ‘70 dhe ‘80.

Artikuj të ngjashëm