Quhet “Kroni i Partizanit” dhe ndodhet përgjatë rrugës për në grykën e Shalës të Komunës së Lipjanit.
Ky burim uji u zbulua e u ndërtua në vitin 1896 nga Beqir Shala.
35 vjet më vonë, familjarët e tij vazhdojnë të kujdesen për burimin e ujit, ku numri i qytetarëve që vijnë për furnizim është i madh.
Fehmi Shala thotë se babai i tij udhëtonte për çdo ditë në këtë relacion derisa e kishte zbuluar burimin e ujit. Pas luftës, Fehmiu me vëllezërit e tij e rindërtuan kroin publik në kujtim të babait, transmeton emisioni “SOT” i KTV-së.
Fehmiu thotë se cilësia e ujit këtu është e lartë dhe është testuar edhe në laboratorë të ndryshëm.
Edhe vëllai i tij, Sokoli, thotë se për shkak të cilësisë numri i qytetarëve që mbushin shishe me ujë këtu është i madh..
Baica u bë e famshme kur nga uji prej 27 gradësh u ndërtua një pishinë për fëmijët e banorët e fshatit.
Edhe
“Nëse pi ujë në këtë krua, martohesh në Prizren” – si erdhi te gojëdhëna e famshme
Këtë ujë e përdorin shumë qytetar për shërim të sëmundjeve të ndryshme.
Burbuqi Nushi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në një përgjigje për KOHËN ka thënë se uji i krojeve të tilla mund të konsumohet, por me kujdes, sidomos kur ka reshje të cilat mund ta turbullojnë ujin.
Nushi ka thënë se në shumë kroje ata bëjnë edhe analiza kur njoftohen nga banorët.