Qindra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës për çdo ditë e vizitojnë fshatin Baicë të Lipjanit e me bidonë të zbrazur nisen drejt ujit i cili pretendohet se shëron shumë sëmundje.
Sëmundje të lukthit e të lëkurës, është uji i ngrohtë i Baicës që bën mrekulli në shërimin e tyre.
Nga Prishtina vjen dhe mbush ujë tash 2 vjet Abedin Shala, i cili tregon se më nuk ka konsumuar asnjë ujë tjetër, sepse efektet e mira shëndetësore i ka vërejtur që ditën e parë tek fëmijët e tij.
E banori i këtij fshati, Nebi Bajraktari, thotë se për çdo ditë ka njerëz të rinj që vijnë për të mbushur bidonët me ujë, madje disa prej tyre i kishin treguar se edhe mjekët e kanë rekomanduar konsumimin e këtij uji.
Ai thotë se janë me fat që janë banorë të këtij vendi, porse edhe Komuna duhet ta vlerësojë këtë resurs që është pjesë e saj.
Kryetari i Baicës, Sheremet Kolshi, tregon se uji i këtushëm çdoherë është 20 gradë e sipër, e kur është moti i ftohtë uji bëhet edhe më i ngrohtë.
Ujit i janë bërë edhe analiza të ndryshme që, sipas tyre, është i pasur me sasi të lartë të sulfurit, andaj edhe sjell shumë të mira shëndetësore.
Edhe
Banorët e Baicës së Lipjanit kërkojnë investime te burimi i “ujit shërues”
Ajo që shihet është gjithçka investim i banorëve të fshatit, andaj ata kërkojnë edhe nga Komuna që të punohet në infrastrukturën e këtij vendi.
Rrëfime të ndryshme dëgjon përderisa je në këtë vend, pacientë të shumë u shëruan nga uji i Baicës, e madje edhe eliminuan mundësinë e ndonjë operimi.
Banorët e Baicës me respekt mirëpresin të gjithë mysafirët që vijnë nga vende të tjera për të gjetur shërimin e tyre në ujin e këtij fshat, porse kërkojnë të jenë më të kujdesshëm kur e lënë vendin dhe të mos lënë shishe e mbeturina të tjera, por të kontribuojnë në mirëmbajtjen e burimit.