Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Komunat e vogla të Kosovës ndërtojnë sheshe

Sheshet e bulevardet janë një nga shënjuesit kryesorë të qendrave. Në vitet e fundit janë shtuar komunat që po i ndërtojnë ato.

Së fundmi, ky lloj urbanizimi ka nisur edhe në komunat e vogla.

Komuna e Lipjanit e ka ndërtuar këtë shesh para 3 vjetësh. Në të ngrohtin e së martës ai nuk ishte i mbushur, por mbrëmja, sipas banorëve, e mbush plot, raporton emisioni “Sot” në KTV.

Sheshi këtu e ka emrin e Adem Jasharit, ashtu si sheshe e shumta nëpër komuna që mbajnë emra të dëshmorëve të luftës së fundit, apo të historisë së shqiptarëve.

E jo shumë larg nga këtu po ndërtohen sheshe të reja.

Edhe Komuna zgjedh projektin për memorialin “Adem Jashari” mbi sheshin që s’ekziston Kulturë Komuna zgjedh projektin për memorialin “Adem Jashari” mbi sheshin që s’ekziston

Në Obiliq janë në ndërtim e sipër dy sheshe, thotë kryetari Xhafer Gashi.

Gashi thotë që ndërtimi i sheshit Adem Preniqi, e sheshit të dëshmorëve do të shkojnë sipas planit.

Ai e përmend gjelbërimin si pjesë të rëndësishme të këtij sheshi dhe thotë se ka qenë kërkesë e banorëve.

Punime rreth një bulevardi, ku dikur ishte shëtitorja, po bëhen edhe në Kamenicë.

Shumica e qytetarëve janë të kënaqur që një hapësirë e tillë po ndërtohet.

Edhe Thirrja e tretë për memorialin “Adem Jashari” në sheshin ende në letër Kulturë Thirrja e tretë për memorialin “Adem Jashari” në sheshin ende në letër

Menaxheri i projektit të bulevardit dhe zyrtari për projekte në këtë komunë, Leotrim Spahiu, tregon se si ka ardhur deri te ky projekt.

Ndërtimi i bulevardit Skënderbeu në Kamenicë, sipas kontratës së nënshkruar nga komuna, pritet të përfundojë në shkurt të vitit të ardhshëm.

E në kryeqytet, arkitekti Bekim Ramku e sheh ndërtimin e shesheve si zhvillim të mirë për komunat e Kosovës.

Ramku e veçon projektin e 100 shesheve të Shqipërisë.

Ai tregon se ndërtimi i shesheve është thellë i ngulitur në mburrjen e qendrave e sundimtarëve, qysh prej Greqisë e Romës antike, ndonëse ka tradita të ndryshme.

Edhe Një 28 nëntor tjetër pa shtatore të Adem Jasharit në Prishtinë Arbëri Një 28 nëntor tjetër pa shtatore të Adem Jasharit në Prishtinë

Sheshi me pjesët që mbajnë emrat e Nënës Terezë, Skënderbeut, Zahir Pajazitit e Ibrahim Rugovës, sipas tij, do ta ruajnë trashëgiminë sekulare të qendrës së kryeqytetit, pavarësisht se pritet të zgjatet deri në Katedralen e Prishtinës e Muzeun e Kosovës.

Punimet nëpër komuna të shumta pritet të përfundojnë në dy vjetët e ardhshëm, pasi që zgjedhjet lokale në nivel vendi pritet të mbahen në vitin 2022.