Filloi me gurin energjik si gjetje të parë, e vazhdoi koleksionimin e së kaluarës deri në mbi 1000 eksponate.
Koleksionisti Miftar Januzaj e ndërtoi vetë muzeun e tij, të cilin e quajti Etno Kastrioti, në Deçan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanuzaj rrëfen se ka 20 vjet prej kur ka filluar të bëjë mbledhjen e artefakteve nga shumë treva shqiptare, por edhe të huaja.
Koleksionisti rrëfen për gurin e gjetur, e sipas tij ky element ishte nismëtari i veprimtarisë së tij deri më sot.
Shala e kalërimit është një tjetër pjesë e muzeut, e cila sipas Januzajt bart një histori të veçantë.
E meqenëse muzeu është i mbushur me një numër të madh gjetjesh, Januzaj rrëfen se për mbledhjen e tyre është angazhuar vetë, por edhe njerëzit që kanë poseduar një pjesë historie dhe kanë dashur që ajo të ruhet diku.
Muzeu Etno Kastrioti nuk është i strukturuar në formën e tij përfundimtare, sepse pritet të bëhet edhe finalizimi i këtij objekti.
Muzeu ka qenë i mbyllur gjatë pandemisë, por tashmë është i hapur për të gjithë vizitorët që duan të shohin dhe të njihen me historinë.