Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Kërkesa të shumta për Kurbanë

Një traditë që Leutrim Koxha e trashëguar nga të parët është mbajtja e deleve.

Në mungesë të kullosave dhe punëtorëve, me këtë veprimtari po merret vetëm në prag të festës së Kurban Bajramit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo, edhe për arsyen që të mos shkëputet tërësisht nga e kaluara, meqenëse është rritur duke i parë të parët teksa kryenin këtë punë.

Në skaj të rrugës për në Kaçanik, në fshatin Rakë, e ka të vendosur tendën nën hijen e së cilës po qëndrojnë deshtë e delet që do të blihen si kurbanë për festën e Bajramit.

E ka raste kur Koxha i kryen edhe procedurat tjera si therjen e tyre, shpërndarjen e edhe pjekjen e mishit të kurbanit.

Meqenëse ai e ka një profesion tjetër, kjo është një punë që e bën më shumë për kënaqësi, e edhe të ardhurat thotë se janë të kënaqshme.

Rreth 150 dele e desh, i shet për çdo Kurban Bajram. Derisa pjekjen e tyre e bën gjatë tërë vitit, me porosi.