Premtuese për garat sportive botërore, kjo është karateistja Fortesa Orana nga Gjilani, e cila ka thyer çdo pritshmëri sa i përket këtij sporti.
Brenda një harku kohor shtatëmbëdhjetëvjeçar, 24-vjeçarja mori 400 medalje, prej tyre disa në garat ndërkombëtare.
Sportin e karatesë e nisi në Kosovë, por synimet e saja janë për medaljen e artë në botëror.
Këtij sporti, ajo ia kushton një pjesë të madhe të kohës. Përgatitja fizike për të luan rol mjaft të rëndësishëm në sportin e karatesë.
Karateistja thekson se çelësi i suksesit arrihet me përkushtim dhe këmbëngulje për fitoren.
Edhe
Kampionia e karatesë nga Prizreni në kërkim të kampionëve të rinj
Trajneri personal i Fortesa Oranes, Valdrin Rashiti tregon se përgatitjet e saja kanë pritshmëri për fitore në kampionatet ndërkombëtare.
24-vjeçarja tregon se si e nisi rrugëtimin e saj drejt sporteve luftarake. Sipas saj, familja qe mbështetja më e madhe për të qysh nga fillimet e saja.
Ndër të tjerash, ajo tregon momentet më interesante që i kanë ndodhur gjatë garave ndërkombëtare të karatesë. Theks të veçantë u vë kundërshtareve nga Kina dhe Japonia.
Pas ushtrimeve, Orana kujdeset edhe në mënyrën e të ushqyerit për një fizik më të mirë.
Edhe
E argjendta botërore e Islamit, “konfirmim” i nivelit që ka karateja kosovare
Shkëlzen Balaj, trajner i karatesë, ka thënë se Fortesa Orana është me e spikatura sa u përket talenteve në karate. Ai tregon se shkathtësia e saj drejtë meçeve do të sjellë edhe shumë fitore të tjera kosovare dhe ndërkombëtare.
Atë që e nisi qe 17 vjet vajza që mban emrin e qëndrueshmërisë e ka në plan ta vazhdojë edhe më tej, me synim fitoret.