Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Interesimi në rritje për animacion në Kosovë

Degë e festivalit për filma të animuar “Anibar” është Akademia e Animacionit, ku 4 gjenerata nga qytete të ndryshme të Kosovës kanë marrë mësimet bazike për animacion.

Përveç organizatorëve të projektit për Akademinë e Animacionit, tashmë edhe studentë nga fusha të ndryshme kanë shprehur interesim për zhvillim në arte digjitale.

Diellza Hyseni qëllim e ka kujdesin ndaj kafshëve, andaj edhe e studion Veterinarinë, por po aq kohë e kujdes i kushton edhe mësimit se si të punojë animacione.

“Me arte digjitale nuk jam marrë më herët, vetëm me trdicionale. Përveç artit më pëlqen edhe me u kujdesë për kafshë, mi mirëmbajtë ato por mendoj që t’i vazhdoj të dyja”, thotë Hyseni.

Shoqja e saj, Albana Hajdini thotë se mësimet për animacion ka filluar t’i ndjekë nga kureshtja që kishte qysh e vogël se si krijohet një film i animuar.

Edhe “Akademia e Animacionit” pret gjeneratën e gjashtë Kulturë “Akademia e Animacionit” pret gjeneratën e gjashtë

“Qysh kam qenë e vogël kam qenë e interesuar në filmat e vizatuar se si krijohen, dhe kam pa dokumenarë të ndryshëm edhe e kam kuptu se sa e komplikuar është”, shton Hajdini.

Me anë të mbështetjes që e marrin nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komuna e Prishtinës, Akademia e Animacionin po vepron tash e 3 vjet.

“Tash jemi në gjeneratën e 4-t të akademisë së Animacionit, që ndryshon prej gjenersatave paraprake për shkak të formatit online”, shprehet Zana Ramoviq.

Diturinë në fushën e animacionit që e marrin nga mentorët do ta kenë mundësinë që ta shfaqin edhe në punë. Qoftë si praktikantë apo si të punësuar.

“Marrë parasysh që Akademia e Animacionit është akademia e parë, kemi parë koheve të fundit zhvillim të hovshëm”, shton ajo.

Krahas mësimeve praktike që studentët i marrin, pjesë të planprogramit kanë edhe anën kinematografike.

Edhe “Akademia e Animacionit” për një brez të ri animatorësh vendorë Kulturë “Akademia e Animacionit” për një brez të ri animatorësh vendorë

“Akademia e Animacionit i përket fushës së edukimit jo formal, kështu që të gjithë ata që vijnë i kanë 4 lëndë”, thotë Jon Mithi.

Tashmë nga Akademia e Animacionit kanë dalë studentë që kanë vazhduar studimet në metropole.