Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Gripi i shpërndarë në Kosovë i mbingarkon QMF-të

Mungesat e nxënësve janë rritur javën e fundit në shkollat e Prishtinës. Arsye për këtë është gripi sezonal, i cili është shpërndarë te të rriturit dhe fëmijët.

Në gjimnazin “Eqrem Çabej” thonë se mungesa e nxënësve vërehet në secilën klasë.

Nxënësit që u prekën nga gripi thonë se ai nuk ishte i lehtë dhe se u kthyen në shkollë pas disa ditë mungesash.

Gjendje e njëjtë është edhe në gjimnazin “Ahmeti Gashi”.

Drejtori Haxhi Metaj ka thënë se janë 60 nxënës që ka një javë që nuk po vijojnë mësimin.

Situata me gripin ka zbrazur shkollat, por ka dyfishuar kërkesat nëpër qendra të mjekësisë familjare.

Edhe Rreth katër milionë mungesa të nxënësve vetëm në një gjysmëvjetor në Kosovë Arbëri Rreth katër milionë mungesa të nxënësve vetëm në një gjysmëvjetor në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 1 tetori e deri më 9 dhjetor të këtij viti, janë raportuar 9,788 raste të sëmundjes së ngjashme me grip, 2,033 raste infeksione respiratore akute dhe 57 raste me infeksion të rëndë respirator akut.

“Prej 01 tetor 2021 deri më 09 dhjetor 2021 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 9.788 raste të Sëmundjes të ngjashme me Grip, 2.033 raste Infeksione respiratore akute dhe 57 raste me infeksion të rëndë respirator akut. Në laboratorët e Qendrës kombëtare të gripit është identifikuar tipi A i gripit sezonal, subtipi H3, i cili gjendet në komponentën e vaksinës së gripit e cila mbron personat e vaksinuar. Të premten e kaluar në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale janë hospitalizuar 6 raste me infeksione akute respiratorë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas IKSHPK-së, në laboratorët e Qendrës kombëtare të gripit është identifikuar tipi A i gripit sezonal, subtipi H3, i cili gjendet në komponentën e vaksinës së gripit e cila mbron personat e vaksinuar.