Që të dyja ndajnë një përvojë të gjatë pune në Doganën e Kosovës.
Edhe pse fillimet i kishin në sektorë të ndryshëm, gradualisht ato u ngritën në pozita të larta udhëheqëse në Doganë.
Rrugëtim të tillë kishte Gyltene Syla, e cila tani aktualisht është udhëheqëse e sektorit të standardeve profesionale.
Ajo thotë se puna e tillë, e sidomos për një grua ka qenë mjaft sfiduese, mirëpo gjithnjë ka qenë në kërkim të rritjes së cilësisë në punë.
Sipas saj, ta mbash të veshur një uniformë të tillë, është nder dhe krenari.
E Krenare Maxhera – Shala, fillimet e punës në Doganë i kishte pasur 20 vjet më parë në Pejë, në vendin ku edhe u martua.
Të qenët nënë e ta ushtrosh një profesion të tillë, sipas saj nuk ka qenë aspak e lehtë.
Madje, thotë se kishte pasur raste të shumta që kishte punuar pa ndalur në 24 orë.
Përfshirja e grave në institucione të ndryshme kohëve të fundit është mjaft e dukshme, madje një numër i madh prej tyre mbajnë pozita të larta shtetërore.