Lëvizjet e rrotullimet në rrugët e Prishtinës të 10-vjeçares Elona Avdyli u bënë virale shumë shpejt. Por ka edhe prej atyre që e kanë njohur nga larg, kryesisht ata që e frekuentojnë Parkun e Taukbahçes, ku edhe Elona bën gjimnastikë.
Ishte vetëm 5-vjeçare kur filloi të mësonte lëvizjet e para, thotë Avdyli. Pavarësisht që në atë kohë nuk kishte një trajner, ato i “kopjonte” nga Youtube.
Shpesh, edhe tash orientohet nga aty. (pamje tu ushtru nga Yt)
Talentin për gjimnastikë e vrenjten edhe familjarët. Këtë e pohon vëllai Erolindi, i cili pjesën më të madhe të kohës është pranë saj. Madje, tash thotë se ua di emrin pothuajse krejt ushtrimeve.
Disiplina e përkushtimi vërehet në sytë e 10-vjeçares.
Megjithatë në fillim thotë se e kishte të vështirë të bënte rrotullimet e zgjatjet e trupit.
Elona tregon se i duhen më shumë se 6 muaj për të arritur perfomancën e duhur për një ushtrim të caktuar.
Pavarësisht që është pjesë e klubit të gjimnastikës “Elita”, ajo pa problem po i ekzekuton këto të fundit në natyrë.
Mjetet ndihmëse i ka zëvendësuar me drunjtë.
E me shumë dëshirë rrëfen se gjimnastikën po ua mëson edhe bashkëmoshatarëve.
Nga medaljet që ka marrë në disa gara, ëndërron që në të ardhmen të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
Parku i Taukbahçes mbetet vendi i preferuar i 10-vjeçares për të bërë gjimnastikë.