Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Furrat kosovare s’e ndalin bamirësinë as në kohë pandemie

Furra të shumta nëpër Kosovë, japin ushqim për personat në nevojë. Shumë nga to janë biznese familjare, siç është edhe kjo furrë në pjesën e vjetër të Prishtinës.

Por jo të gjithë e dinë këtë fakt se furrat japin ushqim falas.

Suzana Duraku-Krasniqi tregon se dhënia e ushqimit për ata që lypin bukë është përditshmëri e punës së saj në furrë dhe se ka persona që lënë para në furrë për t'i nxitur ato që ta vazhdojnë këtë veprimtari. E po ashtu këtë fenomen ajo e mban mend për të paktën 20 vjet.

Megjithatë, në këtë furrë nuk kanë parë rritje të kërkesës për ushqim falas.

Kriza ekonomike nuk i ka lënë të qeta as furrat, ndonëse produktet e tyre janë esenciale për qytetarët.

Edhe “Lufta’’ e furrave për mbijetesë dhe kujdesi i tyre ndaj klientëve Arbëri “Lufta’’ e furrave për mbijetesë dhe kujdesi i tyre ndaj klientëve

Sidoqoftë, Duraku-Krasniqi thotë se nuk e kthejnë mbrapsht askënd.

Ndërkohë, sipas statistikave të Bankës Botërore për vitin e kaluar, 18 për qind e familjeve të Kosovës jetojnë me më pak se dy euro në ditë.