Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Fjolla, veterinerja që hapi një hotel për mace

Në një ambient të rrethuar nga kafshët, dashuria për to shtohej vazhdimisht për Fjolla Neziri-Preniqin, e cila ndiqte edhe studimet për veterinari.

Tash e 5 vjet Fjolla kujdeset në mënyrë profesionale për to, madje në shtëpinë e saj hapi edhe një hotel për mace.

Krah të djathtë e ka babanë, i cili që nga orët e para të mëngjesit e derisa Fjolla të kthehet nga puna për në shtëpi, vazhdimisht kujdeset për to, që nga pastrimi, ushqyerja e argëtimi.

Aktualisht në hotel qëndrojnë 7 mace, të cilat duan kujdes të veçantë e mirëmbajtje, por, sipas Fjollës, macja është kafsha më e pavarur dhe e lehtë për ta mbajtur.

Veterinerja thotë se nëse mban një kafshë në shtëpi, duhet t’ia njohësh edhe gjuhën e trupit, gjë që flet shumë për gjendjen e tyre emocionale.

Kotelet i ka për qejfi, dy prej tyre po qëndrojnë në hotel.

Edhe Si të kuptoni nëse kafsha juaj shtëpiake ka alergji Lifestyle Si të kuptoni nëse kafsha juaj shtëpiake ka alergji

Pothuajse të gjitha macet që janë këtu është pasi që pronarët e tyre nuk kanë mundësi t’i marrin me vete në udhëtime, e në këto raste hoteli është një mundësi e mirë për to.

Sipas hulumtimeve të shumta, thuhet se macet përpos shoqërisë së mirë që mund t’i bëjnë njeriut, ndikojnë pozitivisht në shëndetin e tyre duke zvogëluar ankthin dhe stresin, e po ashtu mbajnë mendjen të mprehtë.