Të gjitha janë të reja në moshë, e secila prej tyre me pasionin e njëjtë, atë të artit.
Doa Avdyli tashmë është 9 vjeç, por talentin për art e shfaqi qëkur ishte shumë e vogël. Ajo thotë se tezja e saj ishte shtysa më e madhe që edhe Doa të ndiqte hapat e njëjtë.
Doa e gjen veten më shumë në peizazhe, e madje shpeshherë viziton vende të ndryshme ku e praktikon punën në natyrë.
E 16-vjeçarja, Aurela Dermishi, tashmë po pikturon në pëlhura të dimensioneve më të mëdha, ku edhe tregon se në moshën 10-vjeçare nisi të merrte mësime shtesë pikërisht në perfeksionimin e punës së artit.
Ndërsa Erika Morina, ndryshe prej të tjerëve, më për qejfi i ka portretet pasi që, sipas saj, përmes kësaj teknike tregohen edhe emocionet që kalojnë njerëzit që ajo vendos t’i kthejë në art.
Hyrie Shaqiri ka 3 vjet që ka atelienë e saj, e fokusi që nga fillimi ishte të merrej më shumë me moshat e reja, e madje ajo tregon se mosha më e re që vijon mësimet në punishten e saj është 6 vjeç.
Edhe
Estetika, drejtimi i shumëkërkuar në shkollën profesionale
Shaqiri thotë se në vend tashmë është duke u vlerësuar mjaftueshëm arti, e madje edhe vetë prindërit janë ata të cilët i shtyjnë fëmijët të ndjekin ëndrrat e tyre.
Mësuesja Shaqiri në vazhdimësi zhvillon aktivitete të ndryshme të artit, ku përmes ekspozitave shfaq të gjithë punën e përbashkët të sajën e po ashtu edhe të nxënësve.