Vozitjet e mëngjesit për në punë apo për të filluar aktivitete të ndryshme ditore shumica i kalojnë në tollovi trafiku e njëkohësisht duke dëgjuar radion.
Vetëm me anë të zërit gazetarët e radios bëhen pjesë e kolonave.
Tashmë frekuencave i është shtuar edhe një radio e re, ajo Paper-Radio, dhe që ka për qëllim nisjen e ditës me pozitivitet.
“Ajo që mundohemi gjithmonë të sjellim te audienca është një energji pozitive që secili prej nesh kemi nevojë atë mëngjes.”
Një fotografi nga kolona, një vend i bukur apo degradim, e shumë informata të tjera, bëjnë që dëgjuesit të jenë më shumë pjesë e radio- stacioneve.
Edhe
Java nis me emisionin e mëngjesit në KTV
“S’ka emision që fillon e përfundon, e që brenda vetes nuk e ka një film, nuk e ka një kapitull që thjeshtë është i papërsëritshëm.”
Zgjimi herët për shumëkënd do të ishte i mundimshëm.
Për Valentina Imerajn, zgjimi para të gjithëve për ta nisur programin e mëngjesit në radio është mënyra më e mirë.
“Qohna shumë herët, siç e dini programet e mëngjesit kërkojnë me u përgatitë më herët, dhe duhet të zgjohesh herët me qenë më e freskët.”
Zërin e tij me mëngjes e dëgjojnë edhe shumë qytetarë, sidomos kur Donat Loxha promovon artistët e rinj.
“Unë e kam një sektor të veçantë që e bëj edhe flas për artistët e rinj.”
Për dy dekada me radhë Valentina Kryeziu – Nazifi është pjesë e mëngjeseve të dëgjuesve të Radio-Kosova 2.
Edhe
Rugova: Gazetaria e Kosovës ka qenë larg më e mira në rajon
Ajo thotë se fuqia që ka radioja në informimin e shpejtë e në argëtimin e dëgjuesve është e pazëvendësueshme.
“Sigurisht është një kënaqësi e veçantë, të zgjohesh me mijëra e mijëra dëgjues të cilëve iu flet përmes një mikrofoni.”
Lajmet argëtuese e pika të shumta muzikore janë pjesë edhe e emisionit të mëngjesit në Glam-Radio.
“Këto tre orët e mëngjesit në “CapitanFM” siç i kam vënë emrin, prej orës 7 deri në 10 përqojnë vetëm pozitivitet.”
Përveçqë i duan mëngjeset, këta gazetarë duket se dashurinë për radion e kanë më të madhe sesa ndaj mediumeve të tjera.
Kështu Gresa Bajrami, e cila rrugëtimin e saj në gazetari e nisi në televizion, thotë se ndonëse televizioni dhe radioja dallojnë, ata kanë edhe shumë ngjashmëri.
Edhe
Bëhu Gazetar/e në KOHË
“Eksperienca të veçanta të dyja, kur e mendon dallimin me të vërtetë ka dallim por gjithsesi i gjen edhe të përbashkëtat te secila përvojë.”
E po aq të dëgjuara radiot janë edhe në pjesën tjetër të ditës, me theks të veçantë në orët e pasdites, kur po ashtu numri i veturave në trafik është i madh.