Sipas Markezit, një ditë pune në gazetari, në çdo moment mund t’ju kthejë në pikën zero.
Në tabelën e redaksisë së KOHËS, çdo ditë shkruhen planet që çojnë në nxjerrjen në dritë të rrëfimeve të reja.
E për ekipin e Kohavisionit, rrëfimet ndodhen gjithkund.
Derisa gazetarët e kameramanët akordohen për t’u nisur, janë shoferët ata që çdo ditë në këtë vend presin një ekip me të cilin e fillojnë ditën.
Shoferët e KOHËS, mëngjeset i nisin bashkë derisa çdo ditë i pret një rrugë ndryshe. (Pamje shoferat tu nejt)
Nga qyteti në qytet e nga fshati në fshat ndonjëherë përtej kufijve dhe në zona jo shumë të sigurta veçse e kanë plotësuar misionin e përbashkët të KOHËS: të qenët udhërrëfyes drejt së vërtetës.
Sabit Osmani është njëri prej shoferëve që tash e 16 vjet, një pjesë të madhe të ditës e kalon me timon në duar. Muhabetet e diskutimet i shoqërojnë udhëtimet e ekipit deri në destinacion.
Osmani thotë se në këtë rrugëtim që nga fillimi e kishte udhëhequr dëshira e madhe për punën.
Por, jo të gjitha rrugët e terrenet e Osmanit karakterizohen me përjetime të mira.
Për Osmanin vështirë se gjendet ndonjë rrugë në Kosovë në të cilën nuk ka kaluar me veturën e KOHËS.
Ngjashëm edhe Fatmir Cana, në një ditë të zakonshme pune, teksa kthehet nga terreni, pas vetes ka lënë disa kilometra udhë.
Për të, vitet e punës përthekojnë një përvojë të jashtëzakonshme.
Por, për ekipin në veturën e tij, gjithnjë vlejnë vetëm rregullat e Fatmir Canës.
Në njëzet vjet të punës në televizion, ekipi i Kohavisionit ka lënë mbrapa shumë rrëfime rrugëtimesh dhe rrugë drejt rrëfimeve. Gjithnjë në ecje me KOHËN, të ngjashëm do të mbesin edhe në hapat drejt dekadës së tretë.