Prishtina është dekoruar për herë të parë për muajin e Ramazanit. “Prishtina e Vjetër” tash e disa ditë është stolisur.
E kjo stolisje është bërë nga një qytetar.
Është Mehmet Aliu, banor i Prishtinës, i cili ka mbuluar një pjesë të madhe të shpenzimeve të dritave në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, pranë Xhamisë së Çarshisë, e cila po ashtu u funksionalizua këtë ramazan.
Djali i tij, Fadili, thotë se derisa Londra u dekorua për këtë muaj, si familje e menduan të njëjtën gjë për vendlindjen.
Derisa nuk tregoi shumën e saktë të investimit, ai tha se si familje e kishin me rëndësi realizimin e jo çmimin.
Në ndihmë familjes Aliu i doli edhe një familje tjetër.
Qytetarët thonë se diçka e tillë do të duhej të ndodhte edhe viteve të kaluara derisa sivjet, sipas tyre, Ramazani do të duhej të niste me dekorim.
Edhe
Lëndohet një person gjatë një grabitjeje në Prishtinë
E pse u zgjodh rruga “Ibrahim Lutfiu” lidhet me vendosjen e monumenteve fetare në këtë pjesë.
Komuna e Prishtinës këtë vit ka miratuar idenë dhe ka dhënë leje për dekorim, thotë nënkryetari Alban Zogaj, derisa ka premtuar se vitin e ardhshëm do ta bëjnë vetë dekorimin.
Dritat do të qëndrojnë gjatë muajit të Ramazanit deri pas festës së Fitër Bajramit.