Vështirësitë nuk e kanë ndalur Drita Baliun për të arritur deri te suksesi.
Baliu, estetiste dhe njëherësh kryefamiljare, pasionin e saj e shndërroi në profesion edhe përkundër sfidave jetësore.
Punën si estetiste e filloi para 3 vjetëve dhe që nga ajo kohë, asnjëherë nuk është ndalur së punuari në këtë drejtim.
E përkushtuar në punë, e kujdesshme dhe e dashur me klientë. Kështu mund të përshkruhet një ditë e zakonshme pune e Drita Baliut.
Ajo në detaje tregon se si bëhet pastrimi i thellë i fytyrës, duke theksuar se ky lloj tretmani përveç që stimulon qarkullimin, ndikon edhe në procesin e rigjenerimit dhe prodhimit të kolagjenit.
Edhe
Ushqimet e pasura me fibrat mund të ngadalësojnë plakjen
E gjithashtu përshpejton metabolizmin e lëkurës dhe përmirëson furnizimin e oksigjenit në qeliza.
Për ta kuptuar më mirë procesin e pastrimit të lëkurës, i ndjekim procedurat që Baliu i ka aplikuar në fytyrën e klientes.
Ndër të tjera, Baliu tregon se trajnimet e ndryshme e zbuluan talentin e saj si estetiste. Dhe për këtë ndihet falënderuese edhe ndaj familjes dhe shoqërisë.
“Kam provuar me punua si grimere, mirëpo këtu e kam gjetur veten. Këtë punë e bëj me dëshirë. I kam dy fëmijë dhe mundohem të gjej kohë edhe për fëmijët dhe punën që e bej. Gjithashtu klientet me punën time ndahen të kënaqura, punoj sipas nevojës ditën edhe natën, kadal dale e kam arritur suksesin. Kam filluar me tretmanin që quhet klasik pastaj kam vazhduar me hidrofacial, përkushtohem shumë në punë dhe këtu e kam gjetë vetën”, tha Baliu.
Po ashtu, ajo thekson se tretmanët e fytyrës përmirësojnë elasticitetin dhe tonin e lëkurës, meqë japin pamje më të freskët dhe më të re.
Edhe
Përdorimi i laserit, solariumit dhe ndërhyrjeve estetike pa dëmtuar shëndetin
Sipas saj, nevojat e klientëve janë të ndryshme, duke filluar nga pastrimi i thellë e deri te proceset e tjera estetike.
“Unë me klientët i këshilloj se si me mbajnë fytyrën pastër edhe gjatë qëndrimit në shtëpi. Deri tani klientete e mija me punën time ndahen shume të kënaqura, klientët së pari vijnë me pastruar fytyrën po nëse e shoh që ka nevojë edhe për tretmanë të tjerë i rekomandoj dhe nëse pranojnë ato, filloj dhe i aplikoj në fytyrë”, tha ajo.
Baliu rekomandon që pastrimi i thellë i fytyrës të realizohet vetëm nga profesionistët.
“Pastrimi i fytyrës është i domosdoshëm por duhet të këtë kujdes të shkohet ne vendet adekuate dhe tek profesionistët pasi që lëkura është e ndjeshme dhe si rrjedhojë mund të shfaqen edhe sëmundjet e lëkurës. Pasi që fytyra është e dukshme duhet ta mirëmbajmë mirë ta ushqejmë me vitamina të ndryshme për llojet e lëkurës, theksoj se gjate verës lëkura duhet të mbrohet me vitamina dhe me faktorë mbrojtës”, deklaroi Baliu.
mendojnë se kujdesi ndaj fytyrës është një ndër faktorët kryesorë ndikues të bukurisë.
Edhe
Gjashtë arsye përse lëkura juaj ka nevojë për vitaminë C
Drita Baliu thekson se gjithçka mund të arrihet falë përkushtimit, këmbënguljes dhe punës së vazhdueshme.
“Mesazhi im për të gjitha gratë dhe vajzat që e kanë një synim të vazhdojnë mos të ndalej drejt suksesit. Pavarësisht të gjitha vështirësive dhe gjërave të kushtueshme arrihet edhe suksesi, asnjëherë mos u ndalni se me qëllimet tuaja do të arrini edhe suksesin”, tha Baliu.