Lara është njëra prej maceve që kishte humbur të ëmën e që rrugëve të Prishtinës ishte gjetur nga Anisa Xhema.
Tash e 6 muaj ajo ka gjetur ngrohtësi në shtëpinë e Anisës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa vazhdimisht apelon për adoptim të maceve e ndihmë për macet e lënduara, Anisa njëjtë kishte vepruar edhe me Leon, një maçok që ishte lënduar rëndë, por që ishte shëruar me ndihmën e saj.
Anisa dhe Mimoza Prishtina bashkë me shumë anëtarë të grupit “Të Bashkuar Për Kafshët”, kanë nisur iniciativën që maceve t’iu ndërtohet një strehimore.
Mimoza thotë që numri i maceve në nevojë për ndihmë është i madh.
Edhe Kaltrina Ademi është pjesë e grupit, e thotë që bashkëpunimi në mes anëtarëve është i madh kur është fjala për t’iu ndihmuar kafshëve.
Princ e ka quajtur maçokun me të cilin merr e falë shumë dashuri.
Aktualisht institucionet e vendit ndajnë mjete për trajtim të qenve endacakë, por jo edhe për mace. Aktivistët kërkojnë që në të ardhmen edhe shëndeti i këtyre kafshëve të jetë pjesë e linjave buxhetore.