Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Çifti prizrenas i famshëm në shigjetari

Rutina ditore e tyre fillon me stërvitje. Është ky çifti nga Prizreni, Nevron Skenderi dhe Dijedona Elezi, që njihen si harkëtarë të suksesshëm.

Ata tashmë janë edhe instruktorë të shigjetarisë.

Ora në këtë sport nis me leksione se si montohet harku, për të vazhduar me gjuajtje të shigjetës dhe rregullat e tjera për të qenë të suksesshëm.

lidhjen e perit me pjesën tjetër të harkut. E shikojmë a ka ndonjë kërcitje dhe sigurohemi që të jetë shigjeta gjithçka në rregull. Pasi gjithçka është rregulluar marrim pozicionin për gjuajtje”, tha Skenderi.

Skenderi, talentin në shigjetari e kishte zbuluar qysh nga mosha 9-vjeçare dhe tashmë atë që e di vetë po e bart edhe te moshat e reja.

“Në Prizren janë 150 nxënës ku bëjmë stërvitjeje çdo ditë, vështir e kemi pasi që jemi të kufizuar në vendet ku duhet të bëjmë stërvitje. Dimrit pushojmë ose në ambiente të mbyllura i bëjmë trajnimet ndërsa verës dalim në vendet e hapura publike. 150 të rijnë përfshihen në ketë sport duke e përfshi edhe moshat më të vjetra. Këto trajnime dallohen në 3 kategori; shigjetaria tradicionale prej 70 metra, shigjetaria me lartësi mbi 500 metra dhe shigjetaria olimpike”.

Profesion të njëjtë ka edhe e fejuara e tij, Dijedona, e cila thotë se interesimi i gjinisë femërore në shigjetari është në rritje.

“Shumë kohë më parë e kam filluar ketë në sport fillimet e mija kam qenë më e pa sigurt por nga trajnimet që i kam marrë nga Nevroni ia kam dalë dhe tani jam më profesioniste në këtë sport. Në shigjetari kohëve të fundit është një interesim i madh nga femrat por edhe nga meshkujt nga të gjitha moshat. Sepse është sport i veçantë, mua më bën m’u ndje pak më mirë. E tjetra, ndihem mirë pasi që për herë të parë e kemi filluar praktikumin e shigjetarisë”, tha Elezi.

28-vjeçarja thotë se sporti nuk është i vështirë për t’u praktikuar, por kërkon mbështetjen edhe të institucioneve.

Angazhimi i tyre me këtë sport është shpërblyer disa herë jashtë vendit, duke e renditur Kosovën në vendet e para.

“Për herë të parë në Kosovë, shigjetaria është duke u zhvilluar si sport. E veçanta është se me këtë sport po e përfaqësojmë Kosovën jashtë vendit, kemi përfaqësuar Kosovën në kupën ballkanike me theks te veçantë në Turqi ku nga 20 shtete kemi marrë pjesë edhe në. Për dy vjet kemi arritë me marrë vendin e parë në Ballkan për shigjetari tradicionale”, tha Skenderi.

Derisa instruktorët janë të zënë çdo ditë nga kërkesa e madhe për shigjetari ata që e mësojnë ushtrojnë dy herë në javë si rekomandim nga instruktorët.

Artikuj të ngjashëm