Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Çarshia e Vushtrrisë e ura afër 90 vjet e vjetër

Dikur kishte pamje krejt tjetër.

Ishte Çarshia e Vjetër e Vushtrrisë që i jepte pamje antikiteti.

Ajo zonë shërbente si një qendër tregtare e mbushur me dyqane artizanale e çajtore të shumta, ashtu siç e përshkruajnë vendasit e Vushtrrisë.

Tash shesh i qytetit, edhe aty dikur shtrihej Çarshia.

Çarshia e njërit prej qyteteve më të vjetra të Kosovës shkonte deri te “Ura e hekurit”, siç njihet nga vushtrriasit.

Kjo urë, afër 90 vjet e vjetër, ishte gjithnjë një nga pikat më të frekuentuara në Vushtrri, pasi që e bënte lidhjen e qytetit.

Edhe 20 mijë vizitorë brenda vitit frekuentojnë Kalanë e Vushtrrisë SOT 7 muaj më parë 20 mijë vizitorë brenda vitit frekuentojnë Kalanë e Vushtrrisë

Sipas Miftarit, nëpër këtë urë shtrihej rruga dykahëshe, derisa tash ajo është vetëm njëdrejtimëshe.

Vushtrria, një ndër qytetet më të vjetra në Kosovë, edhe në ditët e sotme mbetet vend i historisë e i monumenteve të shumta kulturore.