Të zeza, kafe, të mëdha e të vogla, janë çantat që i ofron “Mia bags”. Këto të fundit i krijon Xhylishahe Ademi.
Meqenëse janë të punuara nga dora, i bën ato të veçohen nga të tjerat. Xhylishahe thotë se materialet i siguron nga mobilieritë e ndryshme. Mbetjet e ulëseve i përdor për të shprehur talentin e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse me qepje ishte marrë që në moshën 17-vjeçare, viti 2019 është shënuar vit i fillimit të këtij biznesi.
Orë të tëra kalon në këto katër mure, e shoqëri e vetme është zhurma e makinës me të cilën qep.
Krijimi i një çante kërkon përkushtim e lidhet me disa faza të cilat na i shpjegon vetë Ademi.
Si nismë e punëtorisë së çantave del të jetë mbesa e saj Ilmije Kamishi- Zogaj. Ajo shprehet se një fond i fituar u kishte ndihmuar në hapat e parë të këtij biznesi.
Punëtoria e tyre e vogël për momentin ofron vetëm shitje online.
E ardhmja e “Mia Bags”, sipas Zogajt, do të jetë e ndritshme. Ajo thotë se padyshim që e mendojnë edhe zgjerimin e biznesit.