Rrjedhin nga e njëjta familje, mbajnë një mbiemër, por praktikojnë dy besime, atë të krishterë dhe mysliman.
Banorët e fshatit Brus të Lipjanit urojnë dhe festojnë bashkë Pashkë e Bajram.
Halit Gashi të premten feston Bajramin e për urime dhe për një copë bakllava do t’i vijnë edhe banorët e krishterë.
Laz Gashi është me fe i krishterë dhe thotë se mes shqiptarëve nuk ka rëndësi feja.
Vetëm disa javë më parë Haliti shkoi për Pashkë në shtëpitë e bashkëfshatarëve të krishterë për Pashkë.
Brusa si fshat me dy përkatësi fetare ka kishë, por nuk ka xhami.
Edhe
Të krishterët dhe myslimanët që ndajnë bashkë fshatin dhe mbiemrin Gashi
Kjo nuk e pengon hoxhën e fshatit, Nazim Gashi, që ta shfrytëzojë shtëpinë e besimit tjetër për falje e ligjërata.
Bakllava e Bajramit dhe vezët e Pashkëve shkëmbehen nga banorët .
Fshati simbolizon lirinë e respektin fetar në Kosovë, e cila në ditë festash vërehet edhe nga udhëheqësit fetarë, të cilët urojnë njëri-tjetrin në krishtlindje, Pashkë e Fitër e Kurban Bajram.