Fshati Brus gjendet në zonën më të thellë të Komunës së Lipjanit. Ka rreth 380 banorë, të gjithë kanë mbiemrin Gashi dhe u përkasin dy feve.
Për të arritur në fshat nga kryeqyteti duhet nisur në magjistralen e Gjilanit.
Thuhet se fshati është krijuar prej tre vëllezërve, të cilët kanë përfaqësuar besime të ndryshme fetare.
Ivan Gashi, mësues i fshatit, thotë se edhe pse u takojnë dy feve, gjithmonë ka pasur tolerancë ndërfetare.
Kryefamiljari i familjes Gashi thotë se fetë nuk ishin pengesë për ta. Ai tregon se vazhdojnë të festojnë festat e të dy feve së bashku.
Gashi thotë se nga kjo zonë kanë dalë shumë kuadro nga profesionet e ndryshme.
Banorët kanë filluar të shpërngulen në fshatrat përreth. Shtëpitë që dikur ishin plot, tash shumica e tyre kanë mbetur të zbrazëta.