Është ndër bibliotekat më të vjetra të kryeqytetit dhe ndodhet afër parkut të “Taukbashqes”.
Me të hyrë në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, takimin e parë do ta keni me bibliotekaren Mirsada Sulejmani.
Ajo është 62-vjeçare e me origjinë boshnjake, por jetesa në Kosovë thotë se e mësoi të jetonte e të fliste shqip.
Në fillimet e saja nuk kishte ditur alfabetin shqip, por puna në këtë ambient që nga viti 2005 e mësoi të fliste rrjedhshëm këtë gjuhë. Njëjtë sikurse fëmijët e regjistruar këtu edhe Mirsada shfrytëzon librat për lexim.
Në përditshmërinë e saj me fëmijë e libra për të bën pjesë edhe komunikimi dhe respekti që ajo ka me lexuesit dhe anasjelltas.
Bibliotekarja tregon se raftet brenda këtyre hapësirave vazhdimisht pasurohen me tituj të rinj dhe me ata që kërkohen më shumë nga fëmijët.
Edhe
Nga 2017 në 2022 rënie drastike e lexuesve në bibliotekë
Sipas saj, interesimi për të ardhur brenda këtyre hapësirave është në rënie, megjithatë vajzat janë ato që prinë me dëshirën në lexim.
Tashmë shumica e shkollave e kanë bibliotekën dhe kjo është njëra ndër arsyet që numri i lexuesve në “Taukbashqe” është më i vogël.
Kjo bibliotekë aktualisht ka mbi 100 lexues të regjistruar. Ata mund t’i huazojnë librat për lexim në shtëpi apo t’i lexojnë brenda hapësirës.