Nxënësit e klasës përgatitore të shkollës “Afrim Gashi” e kanë shënuar një aktivitet në kuadër të festave të fund vitit.
Vitin 2022 ata dëshirojnë ta nisin të lumturuar me dhurata nga më të ndryshmet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo5-vjeçarët kishin shprehur dëshirat në letrat për babagjyshin e vitit të ri, me shpresën se ai do t’ua sillte. Çdo ditë mësimi, të vegjlit ishin përkujdesur të punojnë punëdore e dekorime shumë-ngjyrëshe për klasën. Siç duket të vegjlit i dëshirojnë aventurat dhe përvojat e reja në mjetet me rrota. Biçikleta po ashtu është ndër më të kërkuarat e dallonte vetëm ngjyra e dëshiruar. As sporti nuk mungoi në listën drejtuar babagjyshit. E ashtu si i kërkuan, ashtu edhe i morën këto dhurata.
Kukullat e princeshat janë disa nga personazhet më të kërkuara nga vajzat. Ndryshe nga vajzat e tjera të klasës, Majesa Gashi kishte dëshiruar të shihte princeshat por jo si zakonisht. Takimi fizik me Elsën, Anën e princeshat e tjera do t’i krijonte më shumë kënaqësi.
Babagjyshi i Vitit të Ri e simbolizon këtë festë e si i tillë ka mbetur ndër personazhet më të preferuar të fëmijëve meqë e kanë dikë që t’ua plotësojë të gjitha dëshirat.