Pasioni dhe rutina e tyre ditore është vrapi në orët e hershme të mëngjesit në parkun e Gërmisë.
E takimet për të diskutuar për aktivitetet i bëjnë në një kafene të qytetit të Prishtinës.
Arineta Mula, anëtare e Bordit, së bashku edhe me anëtarët e tjerë të “Kosova Trail Running Asocciation”, edhe këtë vit organizuan garën e vrapit “Gërmia Ultra Trail”, që do të mbahet në parkun e Gërmisë, më 13 të muajit qershor.
Arineta njoftoi që pjesë e kësaj gare do të jenë edhe shumë shtete fqinje.
Ajo shton se nuk ka të bëjë me një segment të thjeshtë, por ka të involvuar edhe shumë njerëz e institucione të ndryshme.
Edhe
Parku i Gërmisë, vend për atraksion e shëndet
Aktivitetit të tyre ia bashkojnë gjithnjë edhe iniciativën për pastrimin e shtigjeve të Gërmisë.
Gjatë zhvillimit të garës, vrapuesja Mula thekson se do të jenë prezente edhe ekipet mjekësore në raste nevoje për garuesit, Forcat e Sigurisë, si dhe Policia e Kosovës.
Gjatë aktivitetit, vrapuesit kanë mundësi të freskohen në 6 pika përgjatë shtegut.
Është 51-vjeçar dhe çdo mëngjes i bashkohet këtij grupi. Madje, do të jetë edhe pjesë e garës.
Edhe
Vrapuesi që frekuenton Gërminë edhe në stinën e dimrit
Në daljet e përditshme të tij për vrapim ai nënvizon faktin se Parkut të Gërmisë po i shtohen qytetarë që shfaqin interes për aktivitete të tilla rekreative.
Aktivitete të tilla, përveç relaksit, sipas anëtarëve të grupit, luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e tyre shëndetësor.