I vendosur në të dyja anët e lumit Morava e Binçës, me male stolisur përreth, fshati Uglarë gjendet 5 kilometra larg qendrës së Gjilanit.
Relievi malor, i përshtatshëm gjeografikisht, bën që blegtoria në këtë fshat të jetë ndër fushat më të zhvilluara.
Uglari ka rreth 2000 banorë. Më i moshuari ndër ta është Qamil Murtezi, i cili dikur ka qenë mësues në shkollën e fshati. E tani secilën ditë të tij, si dashamir i malit, e kalon duke punuar në oborrin e shtëpisë dhe duke frekuentuar shpesh malet.
Thotë se sfidat e së kaluarës e kanë mësuar ta bëjë secilën punë që jeta në fshat e dikton.
Murtezi, i lidhur shumë me natyrën e sidomos me vendlindjen e tij, e kujton të kaluarën me shumë nostalgji.
Merita të mëdha për zhvillimin e fshatit Uglarë kanë mërgimtarët, që u detyruan ta lënë vendlindjen e tyre, por që nuk e harruan atë. Puna e tyre nga larg qe tejet frytdhënëse në lulëzimin e fshatit.