Ishte vetëm 7-vjeçare kur e nxori librin e saj të parë.
Aty ajo i ka përmbledhur të gjitha poezitë e dashura, të cilat me ëndje ia lexon prindit të saj.
Përveç shkrimit, Sindi është e apasionuar edhe pas aktrimit e këndimit, transmeton KOHA.
Madje, këto prirje që ka, nuk heziton t’i shfaqë.
Të futet në rolet që ajo do, nuk e ka të vështirë.
Edhe
“Asgja s’ka ndryshu” në lojë poetike me përditshmërinë
10-vjeçarja nga Prishtina kishte rol kryesor në një shfaqje në Teatrin “Dodona”, të cilin zgjodhi ta improvizojë, transmeton Koha.
Janë prindërit e Sindit ata që e shtyjnë drejt pasioneve që ka. Babai i saj shprehet krenar për prirjet që ka vajza e tij dhe përpjekjet për t’i zhvilluar më tutje ato.