Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Çka thotë horoskopi për liderët kosovarë?

Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë fytyrat publike të cilat janë komentuar për veprimet e tyre bazuar në shenjën e horoskopit të cilës i takojnë, në kuadër të rubrikës “Horoskopi me Erletën” në emisionin e mëngjesit SOT në KTV.

I lindur më 24 mars të vitit 1975, kryeministri Albin Kurti, i takon shenjës së Dashit. Si video shpjeguese është marrë ajo e vitit 2017. Detaj i nxjerrë nga kjo video është personaliteti konfrontues i tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurse presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e lindur me 17 maj i takon shenjës së Demit, edhe për presidenten është marrë një video e vitit 2020, kur ishte në postin e kryetares së Kuvendit.

Dhe i fundit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. I lindur më 3 korrik të vitit 1968, Haradinaj i takon shenjës së Gaforres. Si video shpjeguese është marrë paraqitja e tij duke kënduar në evente private.