SOT

“Ec me këpucët e mia”, marshi për personat me Down Syndrome

me këpucët e mia”, “Të dashur dhe shumë pozitiv” ishin pankartat me parulla që mbanin në duar qytetarët që iu bashkuan marshit për Ditën Botërore të Down Syndrome, të hënën.

E kishin organizuar për të fuqizuar edhe më shumë prezencën e tyre në shoqëri.

Nga Kuvendi deri te sheshi “Zahir Pajaziti” marshuan persona me Down Syndrome të shoqëruar nga presidentja Vjosa Osmani e figura të tjera të njohura politike.

“Duhet ta kuptojmë se personat me Sindromwn Down, janë një potencial i jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë, i cili duhet të mbështetet në çdo segment dhe në çdo fazë të jetës së tyre, sepse ajo çka ata na dhurojnë është shumë më shumë dashuri e ngjyra në jetën tonë”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani.

Mes tyre ishte edhe deputetja Duda Balje, e cila thekson rëndësinë e ngjarjeve të tilla e mbështetjen që do ta ofrojë për ta.

“Ata kanë përkrahje nga ana ime gjithmonë dhe jo vetëm sot, sepse gjatë gjithë vitit ne jemi bashkë. Tashmë veç e kemi dritën e gjelbër nga kryeministri për punësimin e personave me Sindromwn Down. Këtë vit ne ua kemi dedikuar personave me nevoja të veçanta, andaj do t’i mbështesim sa më shumë që mundemi”, është shprehur deputetja Balje.

Kishte nga ta që dëshironin të punonin si kamerier.

Mosplotësimin e kërkesave për lehtësim në shkollim e në përditshmëri për këtë kategori e vënë në pah prindërit.

“Si prindër jemi të zhgënjyer pasi që nuk janë përmbushur kërkesa tona. Unë djalin e kam që nga klasa e parë me asistente private që nënkupton se duhet të paguhet prej xhepit tonë si prindër, pasi që kemi shpresuar se do të bëhet diçka nga institucionet në këtë drejtim, por ende nuk ka asgjë”, është shprehur një nga prindërit.

Kontribut simbolik i qytetarëve ishte blerja e kartolinave të përgatitura nga personat me Doën Syndrome të ekspozuara në tezgat e vendosura për ta në sheshin “Zahir Pajzaiti”.