Sipas përfaqësuesve të kësaj komune, kjo ide aplikohet tash e 7 vjet.
Ali Topalli, zëdhënësi i Komunës së Fushë-Kosovës, për sheshin e improvizuar në këtë qytet ka thënë se ‘është një ide e mirë dhe po pritet mirë’.
“Falë kërkesave të qytetarëve ne kemi arritur të bëjmë një zgjidhje të përkohshme sidomos gjatë kësaj periudhe korrik-gusht, fillimisht vetëm një muaj është paraparë që të mbyllet rruga kryesore “Dardania” në Fushë-Kosovë. Është një fluks i jashtëzakonshëm i qytetarëve që në këtë periudhë kohore ndihen shumë mirë, sepse përveçqë ofrohen shërbime të gastronomisë, ofrohen edhe shërbime të tjera si lodra, pastiqeri etj”, thotë Topalli.
Banorët kërkojnë një shesh të përhershëm pasi thonë se Fushë-Kosovës i mungon një i tillë.
Komuna e ka planin ideor të një sheshi në këtë pjesë, e siç thotë ai, pritet edhe realizimi i tij.
“Jemi duke punuar dhe jemi në fazën e realizimit të një plani të mobilitetit në gjithë territorin e Fushë-Kosovës. Është një projekt gjigant ku do të rregullohen edhe shëtitoret, trotuaret, parkingjet”, tha ai.
Disa prej banoreve të Fushë-Kosovës kanë theksuar se disa qytetarë nuk respektojnë orarin dhe hyjnë në zonën e ndaluar me vetura. Komunarët kanë thënë se të tillët kanë leje të veçantë nga Komuna.