Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Mërgimtarët dërgojnë para, mbajnë pastër fshatin

Tetë kilometra larg Malishevës ndodhet fshati Bellanicë. Në këtë fshat ndodhen mbi 400 shtëpi e një dukuri tjetër aty është migrimi i madh i banorëve.

Kjo, në mënyrë që të gjejnë një jetë më të mirë jashtë vendit.

Por, edhe pse shumica e banorëve të këtij fshati janë në mërgim, e kanë gjetur një mënyrë që të japin kontributin për vendlindje.

Me ndihmën e tyre, ky fshat tashmë e ka një fond ku mblidhen të holla që më pas shfrytëzohen për nevojat kolektive të komunitetit.

Kjo, ndër të tjera ka rezultuar në mirëmbajtjen e fshatit. Me shporta për mbeturina, karrige për pushim, drunj të ndryshëm e edhe mesazhe vetëdijesuese, Bellanica ka një pamje tejet të veçantë.

Kryetari i fshatit flet për këtë iniciativë e cila ka tash e disa vjet që po shkon mbarë, dhe po e bën Bellanicën fshat të jetueshëm për banorët edhe bashkatdhetarët.

Edhe Bellanica ndër fshatrat më të pastra të Kosovës SOT Bellanica ndër fshatrat më të pastra të Kosovës

Sertolli është edhe drejtor i shkollës së fshatit ku nuk mungojnë fushatat vetëdijesuese se si duhet ruajtur ambienti.

Kjo vërehet edhe nga oborri i mirëmbajtur i shkollës.

E tash e disa vjet fshati vetëm se përmirësohet me infrastrukturë. Për pastërti banorët thonë se janë të pandashëm.