SOT

Treni, mundësia më ekonomike e udhëtimit

Ndonëse është vetëm dy herë në ditë, është mundësia më efikase e udhëtimit për studentë.

Kjo, për shkak të çmimeve më ekonomike, por edhe për shkak të eksperiencës së bukur që të ofron.

Tringa Morina, studente, rrëfen se treni me çmimin prej 1.50 eurosh nga Peja, jo vetëm që është më i përballueshëm por edhe shijon më shumë.

Udhëtimi me tren është më i bukur edhe për studenten Elienta Culaj, e cila ua rekomandon të gjithë bashkëmoshatarëve të saj, sepse e cilëson si një eksperiencë interesante.

Për përdorimin e trenit si mjet transporti ka një shpjegim edhe studenti Samir Raci, i cili tregon për frekuentimin e shpeshtë të tij.

E për ata studentë që e kanë të pamundur udhëtimin me tren nga vendet ku banojnë, çmimet e biletave të autobusëve po i konsiderojnë të larta.

Aulona Selmanaj, përfaqësuese e grupit “Creative Youth Group” njëherësh studente, e adreson këtë problem edhe në emër të studentëve që përfaqëson, duke treguar se edhe pandemia ka ndikuar në kushtet ekonomike.

Organet kompetente janë të informuara për këtë problem përmes kërkesave, e për të cilat studentët presin përgjigje.

Përtej të gjithave, treni dhe ndjenja që të krijon udhëtimi mbi shina mbetet i paharruar edhe për nostalgjinë që të kujton.