SOT

Rrëfimi i 83-vjeçares që u kujdes për ushtarët e UÇK-së

Kanë kaluar 22 vjet nga lufta, por 83-vjeçarja Vahide Krasniqi, e ka të freskët çdo moment të asaj kohe.

Në odën e saj të vjetër në fshatin Burim të Malishevës, përveç shumë familjeve, ajo kujton të ketë pritur e përcjellë shumë ushtarë shtabesh të UÇK-së, të cilëve u kishte gatuar bukë e ushqime.

Nga shumë kujtime të asaj periudhe, më i veçanti për të mbetet strehimi i një ushtareje, emrin e së cilës, sot e mban mbesa e së moshuarës.

E vetme në odën e vjetër kishte mbetur 83-vjeçarja njërën prej ditëve të luftës, moment rreziku që i kanosej fshatit nga serbët.

Veç ushtarëve, Krasniqi kujton figura të njohura politike të jenë strehuar në këtë odë.

Rrugës së ushtrisë i ishin bashkuar edhe djemtë e saj.

Sa herë shkon në odën ekzistuese që në vitet e 80-a, Avdullah Krasniqi kthehet pas në kujtime që i ngjallin nostalgji.

Të njëjtën traditë mikpritjeje në ditë të vështira, familja Krasniqi thotë ta ruajë me fanatizëm edhe sot, me të vetmin dallim siç shprehet, tani në kohë lirie.