Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

I riu që shpreson se një ditë do t’i stilojë artistët e famshëm

Është i ri në moshë, por ka një ëndërr të madhe.

15-vjeçari Drilon Ismajli nga Komugllava e Ferizajt, që nga mosha 4-vjeçare filloi të shfaqë talentin e tij, atë të vizatimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke marrë talentin si shkas, Drilonit i ishte ofruar një kurs vizatimi falas për 3 muaj.

Ai aktualisht është i angazhuar në një projekt, ku do t’i kombinojë veshjet tradicionale me elemente të veshjeve moderne.

Ai thotë se një nga disenjatorët e famshëm kosovarë është inspirimi i tij dhe shpreson që në të ardhmen t’i arrijë sukseset e tij.

Driloni po ashtu thotë se ëndërron që artistë të njohur një ditë të vishen me emrin e tij.

Pos angazhimeve që ka në shkollë, Driloni po ashtu punon vizatime me porosi, për ç’gjë kërkesat janë shumë të mëdha.