Nisja e ditës është që nga lindja e diellit.
Për secilin kadet rregulli i parë i mëngjesit është aktiviteti fizik.
Pas ushtrimeve secili ka detyrë që të përkujdeset për higjienën.
Pas kësaj kadeti rikthehet në dhomën e vet për të rregulluar shtratin e pastaj bëhet gati për rreshtim.
Edhe Çka po zgjedhim të studiojmëJo vetëm shtrati që duhet të jetë i rregulluar. Dhoma e një kadeti duhet të ketë pastërti. Gjithashtu edhe dollapi ka rregull në organizimin e rrobave.
Pas tërë këtyre përgatitjeve, kadeti është i gatshëm të veshë uniformën e Kosovës.
Me të përfunduar inspektimi i rreshtimit, kadeti vazhdon ditën me ligjëratat që duhet të ndjekë gjatë studimeve në Qendrën e Studimeve Universitare.
Nysret Llapashtica, si instruktor, për detyrë ka që kadetët të jenë të gatshëm për udhëheqje e të mësojnë aspektin taktik.
Llapashtica tregon se përvoja e tij dikur si kadet e ka mësuar shumë ashtu siç ndodh për 4 vjet me radhë me secilin kadet.
Për të kuptuar më mirë jetën e një kadeti nga afër është koha të takohemi me Vesa Blytën, kadete në vitin e dytë të studimeve.
Vesa gjithmonë kishte dashur të kontribuonte për atdheun e saj, e dëshira për të studiuar në Akademinë Ushtarake kishte rrjedhur nga vëllai i saj i madh, i cili tanimë është oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Karriera ushtarake është rruga, të cilën e ka synim kadetja e re.
Edhe
Diplomojnë kadetët e rinj të FSK-së
Artet marciale, noti e sportet e tjera janë pjesë të cilat kadetët mund t’i zgjedhin në kohën e lirë.
Si njërën ndër njësitë më të rëndësishme në FSK e sheh komandant Albian Ajvazi qendrën e studimeve universitare.
Janë gjithsej 28 module të ndryshme, të cilat i mësojnë kadetët brenda 4 vjetëve.
Pos Akademisë, kadetët kanë për detyrë të përfundojnë studimet edhe në Universitetin Amerikan në Kosovë.
Program tjetër me shumë rëndësi është udhëheqja, ku qysh nga viti II kadetët e ushtrojnë si aftësi.
E në qershor të këtij viti kadeti Pashtrik Kryeziu do të diplomojë. Këtë përvojë tashmë 4-vjeçare e cilëson si pjesën më të bukur të jetës.
Pashtriku thotë se është krenar që ka vendosur të ndjekë studimet në Akademi dhe nuk pendohet kurrë.
Edhe
Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë
“Vizioni im është më i madh sesa vetja ime”- është një ndër motot e Pashtrikut.
Vikendet janë mundësi që ushtarët e ardhshëm t’i kalojnë me familjen, derisa qëndrojnë në kazermën “Adem Jashari” dita për ta përfundon në orën 22:00.