Në një fshat jo shumë larg prej Prishtinës, përkatësisht në Baicë të Lipjanit, banorët e kanë ndërtuar një pishinë, uji i së cilës buron nga shkëmbinjtë e kodrës afër saj.
Bazamenti i kësaj pishine ka qenë aty shumë kohë më parë. E banorët me bashkiniciativë kontribuuan në kthim të pishinës në diçka të shfrytëzueshme, kryesisht për fëmijët e fshatit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVizituesit notojnë e kalojnë ditë të këndshme këtu të rrethuar nga pamje mahnitëse të fshatit.
Përveçqë e ndërtuar, banorët kujdesen për mirëmbajtje të kësaj hapësire.
Thellësia në të është 1 metër e gjysmë dhe ka edhe hapësira për më të vegjlit.
Uji aty buron nga mali e më pas nga pishina derdhet në një përroskë.
Sipas Bellagoshit, ky ujë ka edhe veti shëruese.
Pishina u funksionalizua këtë vit e banorët e Baicës vendosën që shfrytëzimi i saj të jetë pa pagesë.
Fshati Baicë ka rreth 2.000 banorë e Bellagoshi tregon se sa bashkëpunues janë ata me njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për të mirën e fshatit.
Kjo pishinë ndryshe njihet edhe si burimi i nxehtë, për shkak të temperaturës pak më të lartë sesa zakonisht.